United Hospital

Mustafa: Investitorët gjerman po largohen për shkak të korrupsionit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Muhamet Mutafa, ekspert dhe pedagog i njohur i ekonomisë, njëherësh kryetar i Komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës, në një interviostë dhënë mediave ka thënë se ky vakum institucional po shapplet fajtorë për shumë probleme pa arsye. Sipas tij gjithcka shkonte mirë, dhe pas zgjedhjeve u ndërpre.

“Problemi është gjetiu. Problemi paraqitet në një vazhdimësi qeverisjeje të keqe në vitet e kaluara dhe se tash po vonohemi që të ndërtojmë institucione që do të ndërprisnin atë çfarë po ndodhte me klimën e biznesit dhe me qëndrimin ndaj investitorëve. Po, vonesa po ndodh pasi partitë në pushtet, ndonëse nuk kanë arritur ta bëjnë shumicën në Kuvend, duke përdorur e keqpërdorur levat e shtetit të kapur, po mundohen ta zgjasin pushtetin e tyre. Edhe po të kishin arritur rezultate më të mira, bile shumë më të mira se këto, nuk do të duhej të konsiderohej kiamet që dikush pas afro tetë vjetësh në pushtet të dalë në opozitë. Pse gjithë kjo rezistencë dhe kokëfortësi në injorimin e demokracisë dhe shumicës parlamentare. Grupet e interesit të ngushtë grupor e politik, që kanë bërë dëme, po tentojnë që të vazhdojnë me të vjetrën. Pra, ngecjet nuk janë qr tre muaj, po qe 8 e më shumë vjet”, ka thënë Mustafa.

Eco Higjiena

Mustafa duke folur për ikejen e investitorëve gjermanë nga Kosova dhe rënien e investimeve gjermane gjatë vitit të kaluar për 56 për qind, ka thënë se investitorët seriozë, që shantazhohen ose kushtëzohen me korrupsion, sigurisht që ikin.

“Vetëm për këtë fakt, për rënie të investimeve 56 për qind, një qeveri do të duhej të jepte dorëheqje, ose të shkarkohej. E shihni çfarë ndodh, ajo shpik një “mision të ri”, që nuk qëndron as në qiell as në tokë, nuk ka asnjë logjikë ekonomike, për të na qitur hi syve, siç thuhet, dhe, kur kjo nuk u bënë punë, nuk prodhon mjaft vota sa për të bërë shumicën parlamentare, atëherë duhet zënë peng jo vetëm shteti, por edhe mundësia e bërjes së Kuvendit të ri dhe qeverisë së re?! Unë e di edhe një investitor privat nga Izmiri, që ka qenë i durueshëm, dhe për nja dy vjet ka kryer gjithë dokumentacionin, gjithë lejet, që të ndërtojë një fabrikë tjegullash, duke investuar 10 milionë euro, e që do të zëvendësonte ndoshta më shumë se 20 milionë import në vit nga Serbia dhe, kur ka filluar ndërtimin, ndonëse kishte leje nga komuna e Rahovecit dhe përkrahjen e kryetarit të atëhershëm, grupet shantazhuese dhe të interesit të ngushtë, e kanë sulmuar fizikisht, i kanë bërë kërcënime e lloj-lloj kërkesash dhe shteti ynë nuk e ka mbrojtur, e ai, natyrisht, ka ikur. Vetëm për këtë do të ishte dashur të shkarkoheshin 2-3 ministra”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.