KKVITI

Edi Rama të kërkoj me ngulm respektimin e të drejtave kombëtare në Luginë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Vizita e Edi Ramës është një vizitë historike për politikën Ballkanike, sepse pas 6 dekadash po ndodhë një vizitë e tillë.

Gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë. Dhe pikërisht kjo vizitë, nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar, që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).

Lëvizja “Vatra” ka hartuar disa kërkesa që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në Kosovën Lindore, të cilat kërkesa , Kryeministri Rama, duhet t’i diskutoj dhe njëkohësisht të kërkoje me ngulm të zbatohen, nga homologu i tij serb, (sadoqë edhe këto janë minore me atë çka i takon kësaj pjese.

Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, ngase kjo pjesë është ndër më të varfërat në gjithë kontinentin e Evropës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vet Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetareve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.

Serbia t’i ndal arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuar nga kuzhinat e pushtetit serb.

Të ndalet ndjekja dhe maltretimi i ish-ushtareve të UÇPMB-së që po vazhdon tash e 13 vjet.

Hidromorava

Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është : Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe
Kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre.

Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant “Lleshit” Ridvan Qazimi.
Të filloj implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësuesve politikë i dal nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lire e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.

Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e Shtetit serb. Të lejohet hapja e universitetit në gjuhen shqipe në Kosovën Lindore.

Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të lejohet përdorimi i gjuhës Shqipe ne aspekt zyrtare.
Të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës.