Haliti falënderon komandantin e Regjimentit të Jugut, Mustafa Ihsan Tavazar
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues LMT KFOR, Regjimenti i Jugut në krye me Komandantin e këtij regjimenti, Mustafa Ihsan Tavazar.
Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me LMT KFOR ku kryetari Haliti i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë. “Dua të ju falënderoj LMT-KFOR-it dhe ushtarët e tyre për bashkëpunimin e mirë të cilën e kemi me ta. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ne ditë me parë kemi pranuar një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe për atë ne jemi shumë mirënjohës” u shpreh Haliti./rajonipress/


