UBT

Dalëngadalë po humbet durimi qytetar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Avdyl Jerliu – Tu e pa situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit 2014, qytetarët e Kosovës janë lodhur tej mase dhe pothuajse dita e ditës kjo lodhje mundet të kthehet në një reagim të përgjegjshëm qytetar ndaj institucioneve të papërgjegjshme karshi qytetarëve. Në takime të përditshme me shumë qytetarë të vendit dhe në biseda e sipër fillon tema, se si janë bllokuar institucionet e vendit nga politikan të pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të kriminalizuar e të korruptuar.

Dita e ditës po rriten kërkesat për dalje në rrugë dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre në raport me politikën dhe institucionet të cilat kanë prodhuar milionerë viteve të fundit dhe kanë varfëruar buxhetin familjar dhe moralin qytetar të Kosovës.

Besoj se koha, pothuajse ka mbaruar, bëjë thirrje për te dy blloqet politike të cilat janë krijuar në vend pas 8 qershorit si një qytetar që ja donë të mirën këtij vendi si shumica e qytetarëve të Kosovës se duhet që brenda javës së ardhshme ti krijoni institucionet o ta lëshoni pozitën që e keni sepse tregoni që se meritoni të dy palët të jeni aty ku po pretendoni.

FIDANISHTJA

PDK-ja duhet të tregoj se nuk mundet me i bërë institucionet, ose në të kundërtën nëse mundet le t`i bëjë dhe ia paftë hajrin. Blloku mos të kujtoj se dikush ta servon në tavolinë pushtetin dhe t`i e merr pa mundi dhe prej ditës “X” fillon me qeverisë, kërkush nuk ta ofron atë mundësi, përveç qytetarëve që ua kanë mundësuar të jeni shumicë. Dhe nëse doni ta përfillni vullnetin e qytetarëve bëjeni mos e pritni vullnetin e bllokut tjetër se nuk ka, po shihet.

Vetëm nëse fillon frustrimi qytetar atëherë besoj se do të jetë vonë për të gjithë juve që po i “Sprehni dhëmbët për me mbajt pushtetin” pa të drejtë demokratike dhe juve që doni të vini në pushtet vetëm me deklarata pa veprime konkrete ndoshta do të bëhet vonë, se qytetari ndoshta do tu a marrë atë të drejtë që ua ka dhënë me 8 qershor dhe do ta emërojë krejt dikë tjetër përjashtua liderët e te dy blloqeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.