Diellza Kolgeci në DWS
Bukuroshja Diellza Kolgeci pritet që t’i hyjë edhe një sfide, kësaj radhe asaj të vallëzimit. Derisa paradite u tha se ende nuk dihet a do të merr pjesë në këtë spektakël. Por, burimet e Express e konfirmojnë garën e Diellzës në Dancing With the Stars.
Edicioni i 5 jubilar i Dancing With the Stars”, jo i katërt ashtu sikurse kanë shkruar disa media sot pritet të këtë befasi të shumta sivjet.
Diellza Kolgeci pritet që të marrë pjesë në këtë spektakël ku do të këtë edhe të ftuar të tjerë, VIP të cilët kanë lënë gjurmë në skenën shqiptare.
Një burim i ka thënë Gazetës Express se në këtë spektakël tashmë është konfirmuar se Diellza Kolgeci do të jetë në të, derisa edhe një tjetër konkurrente pritet që të jetë pjesë e tij.
Është kjo Altuna Sejdiu – Tuna që po ashtu bashkë me Diellzën pritet të jenë në fokusin e medieve shqiptarëve gjatë muajve të mbajtjes së spektaklit.
Po ashtu, sipas burimeve të Express ka mundësi që sivjet të ndërrojë edhe paneli i jurisë së këtij spektakli/express/


