Uji Dea

QKSS, po ekzagjerohet për ekstremizmin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një ditë pas raportit të Institutit Amerikan të Paqes se Kosova është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve në Siri e Irak, krahasuar me kokë banori, zyrtarë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerësojnë se po ekzagjerohet alarmimi dhe se situata nuk është aq keq.

Skënder Perteshi, hulumtues në QKSS, ka vlerësuar se terrorizmi mbetet një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, megjithëkëtë, sipas tij, deklaratat se Republika e Kosovës është kthyer në burimin kryesor të terrorizmit janë paksa të zmadhuara.

“Deklarimet se Kosova është kthyer në ‘burimin kryesor’ për luftëtarë të huaj për organizatat terroriste aktive në Siri dhe Irak janë paksa të hiperbolizuara dhe në shpërpushje me situatën reale e cila është në terren”, ka shtuar Perteshi.

Mobi Casa

Perteshi thotë se më herët numri i pjesëmarrësve nga Kosova ishte shumë herë më i madh se që është tani.

“Është e vërtetë se nga Kosova kanë udhëtuar një numër i madh i qytetarëve në konfliktin e Sirisë dhe Irakut (317 persona), por kjo ka ndodhur në fillim të konfliktit, kohën kur nuk kishte informacione të sakta se çfarë po ndodhte në konfliktin e Sirisë”, ka potencuar ai. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.