Genta e ‘kall’ Zvicrën
Këngëtarja bukuroshe, Genta Ismajli, po thyen rekorde me arritjet e saja. Pas përfundimit të turnit të saj koncertor që e kishte gjatë muajve të verës në Kosovë dhe në bregdet, Genta vazhdon të jetë prezente në koncerte të ndryshme edhe jashtë këtyre kufijve. Kësaj here ajo ishte në Zvicër dhe përformanca e saj ishte e mrekullueshme si çdo herë tjetër, transmeton Tribuna.
Ajo u prit nga një numri madh i fansave, brohoritjet e të cilëve nuk kishin të ndalur. Krahas koncerteve që do i ketë në diasporë, këngëtarja është mjaft aktive edhe në realizimin e këngëve të reja.
Ajo shumë shpejtë do të lansojë këngën e saj me të re në bashkëpunim me reperin 2Ton.


