Mbi dëshpërimet tona
Nga Lumir Abdixhiku – Në kohën kur i njëjti kryeministër kishte shënuar rritje ekonomike katër herë më të vogël se sa e pritshmja – pra 2.5%; kur kishte rritur deficitin tregtar nga 1.5 në 2.3 miliardë euro në vit; që kishte shtyrë borxhin publik nga zero në plot 1 miliard euro; që kishte mbajtur të punësuar vetëm 300.000 kosovarë nga plot 800.000 sish sa janë të aftë e në kërkim për punë; që kishte rritur korrupsionin në institucione publike, krimin e organizuar në prokurimin publik, zhvlerësimin e aseteve publike në skajshmëri; gjente, besoni ose jo, rangimin në një listë matje procedurash si pasqyrim zhvillimor ekonomik.
-1-
Dëshpërimi ka emër; dhe nuk fillon nga trajtimi getoizues që BE-ja ua bën kosovarëve në lëvizjen e lirë me mosheqje të vizave; as me heshtjen e tyre politike që nuk dënon racizmin serb për vrasje e therje të shqiptarëve gjithandej â


