Aprovohet kërkesa e Bashkësisë Islame në Kamenicë
Kamenicë – Të enjten në seancën e fundit për këtë vit të kuvendit Komunal me kërkesë të Bashkësisë Islame– në Kamenicë nga delegatët u miratua vendimi për dhënien e pronës publike në shfrytëzim për ndërtimin e objektit të Administratës për BIK-un në Kamenicë.
Në fjalën e tij kryetari Sinani kërkoi nga delegatët e kuvendit komunal që të mbështesin kërkesën e Bashkësisë Islame, sepse siq tha si kjo është kërkesë disavjeçare e BIK- ut të Kamenicës. “Kërkoj nga ju delegatë që ta votoni këtë kërkesë të tyre me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve fetare në interes të përgjithshëm e në veçanti në interes të komunitetit të besimit islam në komunën tonë. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me BIK-un në Kamenicë edhe për kërkesat tjera dhe projektet e përbashkëta në interes të qytetarëv ” tha Sinani.
Bujar Fera – sekretar i BIK-ut në Kamenicë po ashtu kërkoi nga delegatët që të aprovohet kërkesa e tyre dhe garantoi se mjetet financiare për ndërtimin e objektit janë nga Bashkësia Islame e Kosovës ne japim garanci se objekti do të ndërtohet ashtu edhe siç jemi në dakordim me BIK-un dhe kryetarin myftiun Naim Tërnava.
Për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Bashkësinë Islame në Kamenicë votuan 11 delegatë ( Për ), 9 ( Kundër) dhe 1 ( Një ) abstenim./rajonipress/


