Mobi Casa

Organizohet debat publik për Strategjinë për zhvillim socio-ekonomik lokal 2017-2021

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizuar nga Komuna e Gjilanit, sot është mbajtur debat publik për Strategjinë për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal 2017-2021, që është investuar nga USAID me mbështetje edhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe “Ri Investit”, ku të pranishëm në prezantimin e këtij dokumenti ishin edhe kryetari i Komunës Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, përfaqësuesi I USAID-it Agim Salihu nga Programi Avancojmë Kosovën së Bashku dhe përfaqësuesit e Riinvestit.

Prezantimin e strategjisë e ka bërë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, i cili ka thënë se është një dokument me rëndësi të veçantë për orientimin e hershëm të zhvillimit ekonomik lokal për Gjilanin.

“Gjithçka është shënuar në këtë strategji, duke nisur nga profile i Komunës së Gjilanit, metodologjia, gjendja aktuale, analiza për përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet, vizioni, synimet dhe objektivat e strategjisë por edhe rekomandimet dhe masat që duhet të ndërmerren me kohë. Ky dokument që do të merr edhe aprovimin e Kuvendit të Komunës është një udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme. Përparësitë kryesore janë vlerësuar të jen, pozita e volitshme gjeografike, industria përpunuese, resurset natyrore të mjaftueshme, qendra universitare, infrastruktura fizike e volitshme, potenciali bujqësor popullsia e re dhe e arsimuar dhe diaspora”, ka thënë ai.

Ndërsa, siç ka thënë Zuzaku “Dobësitë që ka identifikuar kjo strategji për momentin janë buxheti i pamjaftueshëm për projekte, problem i pronës publike, mungesa e statistikave të për popullatën dhe ekonomitë familjare, mungesa e zonave ekonomike, e politikave stimuluese për biznese, mungesa e ndërmarrjeve të mëdha dhe e investimeve të huaja etj.”, ka thënë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku.

United Hospital

Gjithashtu drejtori Zuzaku ka potencuar edhe mundësitë që ka kjo strategji por edhe rreziqet që e presin në fusha të ndryshme, që normalisht kanë të bëjnë edhe me politikat më të larta në nivelin qendror.

Në këtë strategji sipas tij janë të parapara më shumë se 60 projekte të rëndësishme dhe strategjike, për investime nga burime të ndryshme financiare, me theks të veçantë nga bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe nga thithja e investimeve të huaja por edhe biznese të huaja në Kosovë.

Kjo strategji prek edhe sistemin e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, kulturës, sportit dhe investimet e ndryshme e të shumta në fusha të tjera.

Ndryshe, nga ky debat është dhënë një mbështetje për strategjinë, por është kërkuar nga të pranishmit që të shtrihet edhe më shumë ky dokument, por edhe të plotësohet e pasurohet edhe më tej, nga grupe të ndryshme të shoqërisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.