Uji Dea

PLDK-ja dhe resentimentet e klishesë së propagandës serbe

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Sadri Ramabaja – Insinuatat, qofshin edhe të natyrës propagandistike, manipulative, siç janë këto të PLDK-së për, gjoja, antiamerikanizmin e VV-së, që provokojnë edhe më tutje idenë e shkëputjes së Evropës nga Shqipëria, pra edhe nga Kosova, ashtu si edhe prishjen e aleancës me ShBA-në, janë veprime antikombëtare të paimagjinueshme dhe tërësisht të pafalshme

Serbia dhe Greqia, siç dëshmon historia, kanë vënë në shfrytëzim të gjitha mjetet e mundshme për dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve dhe shuarjen e Shqipërisë. Serbia për këtë qëllim ka hartuar plot nëntëmbëdhjetë programe që kishin këtë qëllim; disa pjesërisht ose plotësisht edhe i ka realizuar. Shih për këtë, një pjesë e madhe e gjeografisë shqiptare (nga Nishi e deri në Bradash), që njihet me emrin Toplicë, që dikur duhet të jetë quajtur Meditë, shto kësaj edhe një pjesë të madhe të Anamoravës (qytetet Leskoc, Vrajë, Preshevë e Bujanoc), sot janë krahina të pushtuara të Shqipërisë.

Por Serbia nuk do të ndalet me kaq. Ngjashëm si Turqia, edhe Serbia, pas përdorimit të armëve e të shpërnguljes me dhunë, pasi kishte aplikuar çdo metodë që kishte njohur historia e luftërave dhe diktaturave, do të pasojë me “kartën e fundit: heqja e Evropës prej shqiptarëve”, do të konstatojë Ismail Kadare.

Çuditërisht, këtë strategji serbe, me vetëdije apo pa të, po e bën edhe qeveria e Kosovës dhe eshaloni i saj që kontrollon mediet, duke mëtuar që përmes akuzave banale të shpikura për gjoja pozicionimin e opozitës, me theks të veçantë të VV, si forcë që udhëhiqet nga një frymë politike antiamerikane dhe përgjithësisht antiperëndimore!

Më kot në fjalimin programatik të Albin Kurtit më 26 shkurt u bë shpjegimi më se i duhur se, është pikërisht VV, ajo që vazhdon frymën skenderbegiane që bart në vetëvete idenë më proevropiane e më properëndimore të mundshme në mendimin politik shqiptar. Më tej duhet potencuar, madje me theks, se është pikërisht fryma politike e Rilindjes sonë Kombëtare, të cilës i është kthyer fuqishëm VV, ajo që i pengon shumë armiqtë e Kombit tonë.

Mos të harrojmë, ishte eshaloni pro serb i instaluar brenda LDK dhe në majën e saj, ai që po me këtë gjuhë e stil, sulmonte ashpër profesor Ukshin Hotin, duke e akuzuar herë publikisht e herë nën rrogoz, si pro rus e pro serb.

Mobi Casa

Po e njëjta propagandë, nga po të njëjtat qarqe, ishte ushtruar edhe kundër Adem Demaçit për vite të tëra! Në një pjesë të mirë të Evropës ky debat ka kohë që ka arritur pikën kulminante. Sidomos në Gjermani. Ky debat në Evropë ka një bazë reale, për dallim nga Kosova dhe hapësira shqiptare në përgjithësi. Shqiptarët si Komb, aleancën politike me ShBA-të dhe vendet si Gjermania, Austria, Kroacia, Turqia… e ka jetike. Prandaj çfarëdo pretendimi për ta bartur këtë debat në Kosovë, është tejet i stisur. Pretendimi për të ngritur paralele mes VV dhe qarqeve dhe paritive antiamerikane në Evropë, siç janë një lagje partish të ekstremit të djathtë, por edhe atij të majtë, tradicionalisht të kontrolluar nga Rusia, ka prapavijë të qartë politike.

Kjo propagandë që po përdorë ky establishment qeveritar për njohësit e historisë politike të Evropës, por edhe të Ballkanit, lehtë do të cilësohet si resentiment i klishes që përdorte GESTAP-oja gjermane dhe kolaboratorët e saj, madje edhe ata duke u thirr në shpëtimin e Kombit dhe në institucionet që ia kishte besuar pushtuesi!
Në Gjermani vetëm pesëdhjetë për qind e gjermanëve kanë perceptim pozitiv për ShBA-të, ndërkaq hiq më pak se 45 për qind e popullsisë e perceptojnë keq ShBA. Politikanëve gjerman të partive të etabluara, e mos të flasim për ato në qeveri, CDU/SPD që përbëjnë koalicionin e madh ngjashëm si në Kosovë, as nuk i shkon mendja të lëshohet në propagandë të këtillë, siç bën PLDK në raport me VV-në.

Pavarësisht këtij trendi herë – herë negativ, gjithandej në Evropë është fuqia ekonomike amerikane dhe jo vetëm ajo, që i bën evropianët e thjeshtë të impresionohen, ndërkaq shqiptarët përgjithësisht si popullin më proamerikan në Evropë.

Duket se pre e kësaj propagande, në thelb antishqiptare, ka ra një pjesë e mirë e establishmentit të PLDK-së sot, tek vazhdon të hedhë akuza të kësaj natyre në adresë të VV-së.

Insinuatat, qofshin edhe të natyrës propagandistike, manipulative, siç janë këto të PLDK-së për, gjoja, antiamerikanizmin e VV-së, që provokojnë edhe më tutje idenë e shkëputjes së Evropës nga Shqipëria, pra edhe nga Kosova, ashtu si edhe prishjen e aleancës me ShBA-në, janë veprime antikombëtare të paimagjinueshme dhe tërësisht të pafalshme. Këto insinuata, shih për këtë, ka ardhur çasti që ta marrin dënimin e merituar./epoka e re/