Gjykata e Gjilanit i liron nga akuzat tre zyrtar vitias
Gjilan – Pas shikimit të të gjitha shkresave të lëndës, trupi gjykues ka nxjerrë Aktgjykim Lirues ndaj tre të akuzuarve, Hidajete Aliu, Fadil Hoxha dhe Tajar Neziri.
Në komunikimin e vendimit nga ana e trupit gjykues në Gjilan për lëndën PKR. 70/2015 me të akuzuar Hidajete Aliu, Fadil Hoxha dhe Tajar Neziri thuhet se të tre zyrtarët janë akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Pas shikimit të gjitha shkresave të lëndës, trupi gjykues ka nxjerrë Aktgjykim Lirues ndaj tre të akuzuarve. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në shkallën e dytë ka njoftuar për rajonipress Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/

