UBT

Bujanoc: Republikanët reagojnë ndaj sjelljes selektive të partive pushtetare!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryesia e Partisë Republikane, për Luginë të Preshevës, ashpër reagon ndaj udhëheqësve komunal, të cilët në mënyrë selektive po i shpërndajnë materialet për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare në Serbi.

Meqenëse, që nga 7 marsi, është dashur të shpërndahen formularët për grumbullimin e nënshkrimeve për Listat zgjedhore për subjektet politike, autoritetet e komunës, arsyetohen se materialet janë duke u përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

ARKATANA

Duke u thirrur në këtë zvarritje kohore, partia në pushtet, shfrytëzon administratën për të favorizuar Partinë Demokratike, për grumbullimin e nënshkrimeve për t’u treguar para elektoratit se është partia më e fuqishme, më e organizuara dhe për të fituar numrin 1 në ranglistën e subjekteve politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 24 prillit 2016.

Për Partinë Republikane, ky është një veprim i papranueshëm, i ulët dhe anticivilizues dhe si i tillë është kundër demokracisë dhe lirisë së zgjedhjeve, si proces i rëndësishëm shoqëror, thuhet në reagimin e PR, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani./rajonipress/