Uji Dea

Kelmendi: Përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi, domosdoshmëri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka përkrahur idenë e kryeministrit Mustafa, për matjen e territorit të Kosovës, në mënyrë që të gjendet rrugëdalje nga kundërshtimi opozitar i Demarkacionit me Malin e Zi.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Matja e territorit vetanak është derë për të dal nga ky ngërç politik dhe për ti hapur derë edhe kuptimit të mbështetjes së gabuar të ekspertëve të cilët dëshirojnë të nxisin mospajtime, ndërsa sa i përket asaj që thuhet se kemi humbur një tokë të askujt, është thënie fshatareske e utrinave të fshatit, që në praktikat shtetërore moti nuk ekziston”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi, domosdoshmëri

Ideja për të matur territorin vetanak të Kosovës është ide që mundëson dhe hap derën për të gjithë kundërshtarët e këtij procesi që të gjejnë rrugën e daljes dinjitoze nga kundërshtimi i demarkacionit në emër të humbjes së territorit.

Të gjithë pajtohemi se Kosova është shtet që pretendon fqinjësi të mirë me shtetet e rajonit. Kjo fqinjësi bazohet në përmbylljen e kufinjëve, marrëdhëniet politike dhe marrëdhëniet ekonomike.

Fundamenti

Të gjithë pajtohemi se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje dhe kjo rezulton edhe me demarkacionin e përmbyllur.

Nuk është e dëmshme që Kosova të bëjë matjen e territorit të vet, sa herë që dëshiron, një herë apo dy herë. Nëse sipërfaqja e matur, sipas kufinjëve që i kemi në të gjitha hartat, është e barabartë me sipërfaqen e regjistruar dhe pranuar ndërkombëtarisht 10.883 km2 deri 10.902 km2, atëherë kjo tregon se ne e kemi tërësinë territoriale të gjithën dhe nëse kjo rezulton më pak se kjo vlerë, atëherë me të drejt kërkohet matja e territorit të shtetit fqinjë dhe kërkesa për të kthyer sipërfaqen e munguar.

Çdo tentim matjeje e territorit të shtetit fqinjë nga ana jonë është tentim për të ngritur tensione politike dhe për prishje të marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo prishje e kërkuar është edhe interes i atyre shteteve të cilat nuk e kanë pranuar shtetësinë dhe kontestojnë edhe territorialitetin.

Matja e territorit vetanak është derë për të dal nga ky ngërç politik dhe për ti hapur derë edhe kuptimit të mbështetjes së gabuar të ekspertëve të cilët dëshirojnë të nxisin mospajtime, ndërsa sa i përket asaj që thuhet se kemi humbur një tokë të askujt, është thënie fshatareske e utrinave të fshatit, që në praktikat shtetërore moti nuk ekziston.

Shtrohet pyetja; A duhet që nga prolongimi i matjes vetanake territoriale, që mund të realizohet në një kohë pune prej 30 minutash me programe të sofistikuara, të pësojnë të gjithë qytetarët nga privimi i liberalizimit të vizave në këtë kohë të nevojshme pune ?

Heqja nga rendi i ditës, me zgjidhje reale e çështjes së demarkacionit, shpejton rrugëtimin tonë integrues dhe sjellë vizat. RK” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.