ARKATANA

Mbërrijnë Volejbollistet nga Zvicra

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Volejbollistet e Dritës edhe një herë do të hapin kapitullin e ri në arenën ndërkombëtare nesër duke filluar në ora 20:00 në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta”-Petriti në Gjilan.

Pas eliminimit nga CEV Vollejball Champions League nga skuadra e qytetit të Plovdivit të Bulgarisë Maritza volejbollistet e Dritës në javën e kaluar në garat e CEV Cup pësuan humbje nga skuadra Zvicrane Franches Montagnes me rezultat 3-0.

Uji Dea

Në përballjen e dytë skuadra e Dritës para shikuesve të saj do të kërkon së paku paraqitje dinjitoze ndërsa volejbollistet nga Zvicra kanë zbarkuar sot në aeroportin “Adem Jashari” ndërsa për transport janë përkujdesur nikoqirët duke treguar edhe njëherë punë profesionale.

Në radhët e skuadrës nga Zvicra janë disa volejbolliste shumë cilësore siç janë dy volejbolliste nga Amerika dy nga Argjentina një Sllovene dhe një Franqeze./rajonipress/