United Hospital

Komuna e Vitisë dhe DEMOS edhe në 2017-në me projekte të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë do të vazhdoj edhe më tej të mbetet partner i denjë i bashkëpunimit me projektin DEMOS. Në këtë kuadër, sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave publike në qytetin e Vitisë dhe periferi.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e “Helvetas Swiss Intercoperation” Fatime Rrahmani, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e trotuareve, hapësirave të gjelbëruara dhe ndriçimit publik në disa rrugë, sheshe dhe pjesë të tjera të komunës së Vitisë.

ARKATANA

Bashkëfinancimi i projekteve që parashihen të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshje për gjatë vitit 2017, do të jetë 50 me 50 % të komunës së Vitisë dhe projektit DEMOS.

Haliti duke falënderuar udhëheqësit e projektit DEMOS, ka thënë se bashkëpunimi i mirë dhe shumë korrekt për vite me radhë, po jep fryte në vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke realizuar projekte që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.