Eko Higjiena

Reagon Vatra : Të ndalohet përdorimi i teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ne Lëvizja ”Vatra” dënojmë vendimin e qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë ne Lëvizja “Vatra” i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që mos të mbyllen sytë ndaj këtij diskriminimi që po bën Serbia ndaj nxënësve të Kosovës Lindore.

Tekstet mësimore në gjuhën shqipe të cilat Serbia po i kthen mbrapa në Kosovë, kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015.

Eco Higjiena

Lëvizja Qytetare Vatra kundërshton kthimin e librave për në Kosovë dhe kërkon që këto libra të shkojnë në destinacionin për çka edhe janë dhënë donacion nga Ministria e Arsimit e qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Librat duhet të shkojnë tek nxënësit shqiptar në Kosovën Lindore e mos të kthehen në Republikën e Kosovës”, në të kundërtën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marr masa të njëjta reciprociteti në fushën e arsimit, ku si masë e reciprocitetit të jetë ndalimi i përdorimit të teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës thuhet në reagimin e Lëvizjes Vatra./rajonipress/