Eko Higjiena

Specialja u kushtëzua me zgjedhjen e presidentit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prapaskenat e marrëveshjes për Gjykatën për krime lufte. Pasi u zgjodh Thaçi, u konfirmua lajmi nga Presidenca

“Elementi tjetër i fshehtësisë së këtij procesi në rrugëtimin prej Qeverisë deri në Presidencë janë gjithsesi edhe prapaskenat e qëllimshme të menduara mirë nga kryetarja Jahjaga, që njëherë të bekohet Thaçi president e më vonë të nënshkruajë dhe të publikojë ratifikimin për Gjykatën Speciale. Është fortë e besueshme që ky taktizim ka qenë edhe një lloj premtimi apo kushti që Thaçi të bëhet me çdo kusht president para se të zbardhet ky lajm”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”

UBT

Zyrtarizimi i lajmit nga ana e Presidencës së Kosovës, për ratifikim dhe dekretim të marrëveshjes finale me shtetin e Holandës, për vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale në këtë shtet, vetëm dy ditë pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, po vlerësohet nga njohës të fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë si një skenar i përgatitur mirë, që të anashkalohet dështimi eventual i ratifikimit në Kuvend, por që ky anashkalim i bërë të ketë për çmim zgjedhjen paraprake të Thaçit president, pastaj të ratifikohej nga Jahjaga marrëveshja për Specialen. Ka pasur rrezik që ratifikimi para zgjedhjes së presidentit të krijonte pakënaqësi edhe te deputetë të pozitës, brenda PDK-së, dhe kështu zgjedhja e Thaçit kryetar shteti do të ishte një dështim i sigurt.

Sidoqoftë, gjithë këtë skenar të manipulimit, sipas njohësve të së drejtës, e bën të mundur zgjidhja kushtetuese që është bërë për mundësitë dualiste të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare si nga ana e Kuvendit edhe nga ana e presidentit. Me këtë veprim të institucioneve të shtetit të Kosovës është finalizuar e gjithë baza e funksionimit të Gjykatës Speciale, prandaj është e pritshme që gjatë këtij viti të zbardhen edhe aktakuzat e para për të dyshuarit potencialë, e që mund të sillnin sipas analistëve një tërmet serioz në skenën politike në vend./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.