Kënga dhe zëri i Nishliut, i zhdërvjelltë
Albumi i këngëtares kosovare, Rona Nishliu, “Me motive tonat”, ka marrë një kritikë profesionale shumë pozitive nga Weltmusik-Magazin/Global Music, Gjermani.
Një gjë të tillë e ka bërë publike, vetë këngëtarja duke u shprehur mjaft e lumtur me këtë gjë. “Me motive tonat” është debutimi mbresëlënës i Kuartetit Rona Nishliu.
Albumi përmban tetë këngë tradicionale të riaranzhuara, nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale të shkruar gjatë prodhimit të albumit”, shkruan Weltmusik-Magazin/Global Music.
(Kosova Sot)


