Hidromorava

Republikanët e Gjilanit vizituan Republikanet e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – Kryetari i degës së Republikanëve të Kosovës, dega në Gjilan, Selver Xhelili, të dielën qëndroi për një vizitë pune në Bujanoc. Xhelili i propozoi Avdil Ramadanit për një strategji të përbashkët të Republikanëve këndej dhe matanë kufirit që në këto zgjedhje mos të avullohet asnjë votë shqiptare në llogari të subjekteve joshqiptare, e në veçanti të mos të manipulohet dhe të kontrabandohet me votën e banorëve të Malësisë së Bujanocit, siç ka ndodhur në mandatet e kaluara.

Ai u takua me krerët udhëheqës të Partisë Republikane në Bujanoc në krye me Avdil Ramadanin, kryetar. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për se afërmi me zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare, të cilat do të mbahen në prill të këtij viti.

Kryetari i Partisë Republikane për Bujanoc Avdil Ramadani e njoftoi homologun e tij për përgatitjet që është duke i bërë ky subjekt politik gjatë kësaj periudhe për të hyrë në zgjedhje sa më i organizuar.

UBT

Partia Republikane dhe lideri i saj z.Ramadani është i pari që ka dale publikisht për një unitet të faktorit politik shqiptar, posaçërisht në komunën e Bujanocit ku subjektet politike shqiptare do ta kenë një konkurrencë të vështirë në këtë mandat të fushatës zgjedhore. Kryetari i degës së Republikaneve nga Gjilani Selver Xhelili, falenderoi mikpritjen e vëllezërve Republikan nga Bujanoci, duke ju dëshiruar sukses në zgjedhjet e reja, natyrisht edhe fitore në rrugën e realizimit të vullnetit politik të qytetarëve shqiptar, të cilët janë për ndryshime dhe reforma në qeverisjen lokale.

Xhelili i propozoi z.Ramadanit për një strategji të përbashkët të Republikanëve këndej dhe matanë kufirit që në këto zgjedhje mos të avullohet asnjë votë shqiptare në llogari të subjekteve joshqiptare, e në veçanti të mos të manipulohet dhe të kontrabandohet me votën e banorëve të Malësisë së Bujanocit, siç ka ndodhur në mandatet e kaluara, njofton qendra për informimi e Partisë Republikane në Bujanoc./rajonipress/