Hidromorava

Gjini: PDK drejtohet nga kupola e korrupsionit e krimit të organizuar, LDK nga fundërrinat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka lëshuar akuza në drejtim të PDK’së dhe LDK’së. Për PDK’në ka thënë se udhëhiqet nga kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, për LDK’në ka thënë se udhëhiqet nga fundërrinat.Mirëpo, Ardian Gjini, i cili s’është bërë as deputet i Parlamentit të Kosovës, pikërisht udhëheqësin e LDK’së, Isa Mustafën kishte tentuar ta bënte Kryetar të Parlamentit e më pas edhe President.

Partia e Ardian Gjinit po i mbush një dekadë në opozitë. Gjatë kësaj kohe, AAK është përballur me akuza edhe më të rënda ndaj Ramush Haradinajt.

Nënkryetari aktual i PDK’së, Adem Grabovci pati përmendur se lideri i AAK’së ka prona edhe në Dubai.

Lexojeni të plotë reagimin e Nënkryetarit të AAK’së, Ardian Gjini

Udhëheqësit e PDK po që janë kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Askush nuk e ka asnjë dilemë për këte, madje as ata që i mbështesin.

Por puna të paktën poaq keq po del edhe me LDK.

Njerëzit që e mbajnë pushtetin e LDK janë njerëzit më të pandershëm dhe më të pafytyrë në cilindo rast.

Eco Higjiena

Kanë fituar vota duke e luajtur rolin e viktimës, kjo është e vërtetë. Por tani, nëse kanë qenë viktimë dhe i votojnë kriminelët që vet i kanë akuzuar gjatë gjithë kohës, janë qyqarë të pandershëm, të korruptuar dhe të pagjak. E nëse kanë akuzuar pa pasur fakte vetëm sa për të fituar vota, janë qyqarë, të korruptuar, gënjeshtarë, kundërinstitucionalistë dhe antikombëtarë.

Me pak fjalë, nëse SHIK apo kushdoqoftë tjetër i ka vra e këta bëhen me ta, janë fundrrina.

E nëse SHIK apo kushdoqoftë nuk i ka vra e këta i kanë akuzuar pa fakte, prapë janë fundrrina.

Duhet të ketë moral në politikë! Dhe do të ketë. Shpejt e merrni vesh.

Në cilindo variant, shumë bre të lig u treguat!

Mos shitni kopalla për asgjë kurrë më.

Kur po e shoh çfarë jeni në gjendje të bëni, nuk do të befasohesha fare nëse del se vrasësit janë nga rradhët tuaja./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.