Pritet të trajnohen e punësohen 12 gra në Kamenicë
Kamenicë – Fatmir Matoshi ka falënderuar APR/HELVETAS e cila në Kamenicë do të punësojë dhe mbështetë 12 gra.
“Falënderoj përzemërsisht Drejtorin e Islamic Relief Ramadan Berisha dhe atë të APR/HELVETAS Luan Hoti, të cilët pa hezitim i janë përgjigjur ftesës për të mbështetur një trajnim rrobaqepësie për 12 gra me gjendje të rëndë sociale, si dhe për blerjen e pajisjeve për rrobaqepësi me të cilat 12 familje Kamenicase do të vetëpunësohen dhe poashtu po bëjmë maksimumin që ato të lidhin kontrata pune nga shtëpia me kompani të tekstilit në Kosovë” ka thënë Matoshi.
Matoshi ka thënë se projekti do të filloj në janar të vitit 2017. Gjithashtu falënderim edhe për Drejtorin Agim Bucolli, Udhëheqësen e GLV-së Lirije Hajrizi – Dërmaku dhe kryetaren e Grupit të Grave Azemine Maliqi për kontributin./rajonipress/


