United Hospital

Komuna e Vitisë shpallë vitin 2016 “Vit për mbrojtjen e pyjeve”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Viti – Komuna e Vitisë, duket se e ka marrë seriozisht çështjen e pengimit të prerjeve ilegale. Kjo dukuri e cila ishte mjaftë shqetësuese viteve të fundit, është provuar disa herë të parandalohet përmes strategjive dhe planeve nga institucionet komunale vite më parë, por një plan të ri që do të ndikonte pozitivisht të ndaloj prerjet ilegale dhe kontrabandimin me pyjet, komuna e Vitisë, respektivisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e ka prezantuar sot para udhëheqësve komunal, përfaqësuesve nga Gjykata themelore, Policisë së Kosovës, Agjensionit Pyjor të Kosovës nga niveli regjional por edhe ai lokal, si dhe njësia e zjarrfikësve në Viti.

Në këtë takim, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, fillimisht ka theksuar nevojën e madh që ka pasur Vitia për një plan që do të ndikonte efektshëm në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, ndërkohë që e ka quajtur vitin 2016 si vit të ruajtjes së pyjeve dhe që do të fillojë të ketë që nga sivjet një përkujdesje më ndryshe se viteve tjera. “Ka qenë intencë e imja që të stopojmë prerjet ilegale dhe për këtë kam kërkuar që të rrisim nivelin e organizimit të përbashkët duke u nisur nga niveli lokal, regjional e deri tek ai qendror. Si Institucione komunale jemi të interesuar që të kemi një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve dhe të kemi një definim të raporteve me të gjitha instancat që prerjet ilegale të pyjeve të ndërpriten përfundimisht në komunën e Vitisë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai madje ka folur edhe për masat në ri pyllëzim, ndërkaq ka kërkuar që të rritet niveli i përgjegjësisë duke u nisur nga qytetarët e deri tek Gjykata që të ndikojnë pozitivisht në ndalimin e këtyre prerjeve.

ARKATANA

Kurse Granit Avdyli zyrtar në drejtorinë e Bujqësisë, duke prezantuar draft planin e veprimit për mbrojtjen e pyjeve për vitin 2016, ka thënë se duke parë gjendjen e rëndë që nga pas lufta të dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë, si nga prerjet ilegale ashtu edhe nga djegiet, kryetari i Komunës dhe DBPZHR kanë analizuar gjendjen dhe masat që duhet marrë për të parandaluar këtë dukuri të shkatërrimit dhe degradimit të pyjeve. “Është vendosur të bëhet hartimi i këtij plani të veprimit, që të përcaktohen masat që duhet marr, në mënyrë që të parandalohet preja ilegale e pyjeve në Komunën tone”, ka thënë ai, duke përmendur edhe objektivat siç janë zvogëlimi, mbrojtja nga prerjet ilegale të pyjeve, evitimi i djegëses së pyjeve, angazhimi i gjithë stafit të APK-së, ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rendësin e pyjeve, si dhe ngritja e bashkëpunimit në mes akterëve relevant.

Ky Draft plan, sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë veton Ademi, do të prezantohet edhe në takimet me fshatra dhe do të mbahen debate publike, sikur se edhe përmes njoftimeve të ndryshme mediale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.