Uji Dea

Kundër PROTESTËS dhe FESTËS

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Riad Rashiti – Organizimi i qytetarëve të Kosovës nga OPOZITA dhe POZITA për tu përballur në të njëjtin vend, në të njëjtën ditë dhe kohë, është e pamenduar mirë dhe me rrezik jashtëzakonisht të lartë për dhunë të paparashikuar ndër – qytetare.

Nesër Kosova nuk ka nevojë për protestë, por as për festë. Opozita nuk mund dhe nuk do të duhej të protestojë dhe luftojë me çdo mjet kundër zgjedhjes së presidentit të Kosovës, këtë akt nuk ka mundur ta ndalojë as shteti Serb në kohë okupimi.

Ndërsa festa e pozitës, aspak nuk është dashur të organizohet në këtë formë dhe me këtë rrezikshmëri të lartë. Duhej zgjedh koha dhe vendi i përshtatshëm për festë, jo për ballafaqim të qytetarëve, për të rrezikuar ndoshta edhe jetë të pjesëmarrësve në këtë duel aspak të arsyeshëm dhe aspak të nevojshëm.

Mobi Casa

Sepse opozita nuk ka çka humb nesër, ndërsa pozita po rrezikon shumë, në vend që të vazhdoj rrugën e qeverisjes.

OPOZITË-POZITË nesër do të duhej të protestonin së bashku në Mitrovicë, atje ku nuk funksionon shteti dhe ku mungon lëvizje e lirë e qytetarëve të Kosovës. Ne po kërkojmë liberalizim të vizave, ndërsa nuk mund të lëvizim brenda shtetit tonë.

Bashkimi Kombëtar dhe as shtet formimi i Kosovës nuk mund të bëhet pa tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.