Fundamenti

Nënkryetari i Lutës në protestën për rrëzimin e Qeverisë, Mehmeti i LDK-së e quan skandal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu i cili është nënkryetar i komunës së Gjilanit dhe partner i koalicionit me LDK është parë në protestën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Strukturat e devotshme në LDK ndihen të irrituar nga ky veprim i partnerit pasiqë thonë se ai po i shfrytëzon të gjitha benificionet e pushtetit komunal. Ky është veprim skandaloz i nënkryetarit të komunës për të cilin veprim urgjentisht do të duhej të merren masat sanksionuese ndaj këtij zyrtari komunal dhe të tjerëve që nën petkun institucional të veproj kundër institucioneve thotë Arben Mehmeti i LDK-së.

Mehmeti thotë se tashmë këto protesta kanë kaluar çdo kufi demokratik dhe kjo protestë gradualisht është ka shndërrohet në lëvizje antiqytetare dhe po e shfrytëzojnë disa persona nën petkun e kauzës opozitare për të sulmuar edhe pronën private që është e shenjt dhe kjo është lëvizje radikale që gradualisht po krijon situatë të konfliktit civil dhe se ky objektiv i këtyre opozitarëve i bënë dëm shumë qytetarëve dhe Kosovës.

Mobi Casa

”Ndërsa kjo situatë me parime të dyfishta të zyrtarëve komunal nuk është asgjë përveç provokim i hapur për LDK. LDK-ja në Gjilan tashmë do të duhej të protestoj në forma të ndryshme që përfundimisht kryetari i komunës të i tregoj vendin e duhur nënkryetarit që po keqpërdorë autoritetin publik dhe të LDK-së pa mandat qytetar” shton Mehmeti.

Mehmeti mendon se pjesëmarrja në këto protesta ku po cenohet prona private ka kaluar çdo kufij dhe ata që po marrin pjesë në sulme kundër institucioneve dhe pronës private qysh mund të kërkojnë respektim të ligjeve nga qytetarët e komunës së Gjilanit kur nga nënkryetari i komunës dhe drejtorët komunal cenohen ligjet e Kosovës. “Andaj ky është skandal politiko-Institucional” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.