Hidromorava

Haziri: Me mbështetjen për bizneset e vogla, Komisioni Europian është promotor i punësimit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është inauguruar sot në Livoq të Gjilanit projekti për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla, i financuar nga Komisioni Europian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku kompania “Tekom” ka përfituar një grant tejet të rëndësishëm për funksionimin e saj.“Është një shembull se sa të suksesshëm mund të jenë grantet e vogla për bizneset, jo vetëm duke e rritur produktivitetin, por edhe kapacitetin e eksportit dhe punësimin.

Zinxhiri i produkteve është zgjeruar si rrjedhojë e këtij projekti, sikurse që është automatizuar prodhimi dhe është bërë me efikas. I uroj shumë suksese kësaj kompanie”, tha me këtë rast shefi i operimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Komisionin Europian për mbështetjen që po u jep bizneseve, duke nënvizuar se KE është bërë njëri nga promotorët e punësimit në Gjilan.

Mobi Casa

“E falënderoj për mbështetjen Zyrën e BE-së, ku përfitues është një nga bizneset e suksesshme në Gjilan. Gjilani ka nevojë për më shumë vende të punës dhe njëri nga promotorët e këtyre vendeve të punës është Komisioni Europian në mbështetje të sektorit privat. Uroj që edhe organizatat tjera dhe qeveria e Kosovës ta përcjellin shembullin e mbështetjes së KE-së. Gjilani po shkon drejt krijimit të mundësive, hapësirës dhe infrastrukturës dhe kushteve më të mira për zhvillim të biznesit”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Tekom”, Bekuda, ka falënderuar KE-në dhe MTI-në për mbështetjen, duke shpresuar se me këto pajisje të reja do ta rris kapacitetin dhe cilësinë e prodhimit, me prezencë në tregun regjional. Ai tha se pas këtij granti e ka rritur numrin e punëtorëve për 10 më shumë se që ka pasur më herët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.