ARKATANA

Mbrojnë organizmin nga sëmundjet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj, këshillohet të konsumohen frutat dhe perimet, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë.

Në vazhdim do t’i paraqesim produktet që shërojnë sëmundjet e caktuara:

– Dredhëzat: Dredhëzat janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta.

ARKATANA

– Karota: Në trupin tonë betakaroteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Betakaroteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe në sallatë jeshile.

– Domatja: Domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

– Boronicat: Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor të kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.