Mobi Casa

Lutfi Haziri e Hykmete Bajrami takohen për funksionalizimin e zonave të lira ekonomike në Gjilan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, ka pritur sot në takim pune ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Pasi e ka falënderuar për vizitën, kryetari Lutfi Haziri e njoftoi ministren Bajrami me të arriturat e Komunës në përgjithësi dhe me krijimin e lehtësirave të të bërit biznes dhe me mbështetjen që i ofrojnë bizneseve gjilanase.

Në këtë takim është diskutuar kryesisht për funksionalizimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej regjionit e Anamoravës dhe tjetra që është enkas për bizneset gjilanase.

“Biseduam me ministren Bajrami, përveç tjerash, edhe për nevojën e funksionalizimit të zonave të lira ekonomike për Anamoravë, e cila mund të përfshinte edhe komunat nga brezi kufitar dhe ndër-kufitar mes Kosovës dhe vendeve në regjion, ku përfshihen 17 komuna. Mbi të gjitha, prioritet i kemi investitorët dhe bizneset që kanë mundësi dhe potencial për zhvillim të zonës sonë”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë e në kontinuetet të Komunës me këtë dikaster qeveritar.

“Ne jemi në një fazë shumë të avancuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët do ta bëjnë ndërtimin e këtyre zonave ekonomike. Biseduam me kryetarin Haziri që sa më shpejt të bëhet ndarja e një parcele, pronë komunale për krijimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej rajonit të Anamoravës dhe tjetra që do t’iu shërbej enkas bizneseve gjilanase. Si MTI, i kemi top prioritet investimet në zonat ekonomike në bashkëpunim me BERZH’in”, ka thënë ministrja Bajrami.

Përndryshe, takimi i sotëm i ka paraprirë konferencës informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat e cila po mbahet në Gjilan, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.