Hidromorava

Në Kosovë po përplasen mendje mëdhenjtë të pa diturit dhe të fortët e luftës

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Kush e mendonte dikur se në luftën 100 vjeçare në mes të Francës dhe Anglisë do të ktheheshin luftëtarët e rryer në beteja, të cilët do ta fillonin mes veti një luftë të gjatë shumë vjeçare, e cila do ta copëtonte vendin në krahina, dhe do ta ndante në mes familjeve të mëdha. Kjo ishte e njohur si një nga luftërat më të përgjakshme, dhe quhej lufta e trëndafilave në Angli.!!!

Populli është spektatorë i kulturuar.!!

Ishte një përleshje e ashpër e karakterizuar nga një dhunë e paparë dhe e pazakontë, mes rivalëve që kishin arritur në Britani nga toka e djegur. Kjo luftë civile filloi në vitin 1455-1485, dhe këto quheshin vitet e tmerrit për popullsinë anglosaksone.

Kjo luftë filloi në mes grupeve të vogla që erdhi më pas duke u zgjeruar, dhe arriti deri ndërmjet familjes së Yorkut (që njihet në histori si trëndafili i bardhë) dhe familjes se Lankastërve (që quhej trëndofili i kuq) e cila përfundoi pas 30 vitesh, vetëm pasi erdhi në pushtet mbreti Tudor, Henri i VII.

Siç duket pas çdo lufte në një vend, është thuaja se e pa mundur të kaloi pa përleshje në mes atyre që në arenën e lutës “kanë qenë faktorë” me rëndësi, apo kanë “udhëhequr” me ndonjë betejë.

Në këso situatash historia na ka treguar se zakonisht konfliktet i fillojnë profiterët dhe jo meritorët e luftës, për interesa të grupeve të caktuara, e më pas tërheqin në konflikte të tilla, po ashtu nostalgjikët e luftës, dhe njerëzit e interesit që për çfarëdo arsyeje, janë në gjendje t’i hapin plagë të reja dhe front të ri shoqërisë, pavarësisht çmimit dhe kostos së vendit.

Edhe në Kosovë po duket se ka ekzistuar një dëshirë e kamotshme e përplasjes në mes njerëzve të luftës, e cila do të ndodhte në çdo situatë me të përfunduar lufta me Serbinë, sikur mos të ishte prezenca e bashkësisë ndërkombëtare.

Fundamenti

Por për fatin tonë, këtu nuk patën rast dhe kohë, që të rigrupohen në grupe të mëdha interesi, sa për të filluar ndonjë konflikt të përmasave të luftës sikur të trëndafilave në Angli, sepse fillimisht u mblodhën armët nga KFOR-i,.e pastaj këta njerëz, u sistemuan në mënyrë të kontrolluar, për shkakun se pjesa më e madhe e tyre të cilët në çfarëdo forme mundë të paraqisnin ndonjë rrezik për eskalim.

.. Mirëpo, faktori ndërkombëtarë jo rrallë herë është ndodhur në situata të tilla gjatë ndërmjetësimeve të veta nëpër botë, i cili ka lejuar përplasjen mes rivalëve të rëndësishëm të politikës së atij vendi, për të mundur më pas të vendosin elitën politike e cila fare lehtë do mundë të menaxhohej nga ky faktorë.

Por situata tek ne ndryshon, nga se kemi kaluar fazën e mundësisë së organizimit të konflikteve nga këto grupe, dhe kur “shteti” do të ishte vetëm spektatorë, ndërsa shoqëria, viktimë në ngjarje të tilla. Sot është pikërisht e kundërta, shteti është viktimë e ngjarjeve politike të po atyre grupeve që në konceptin e tyre ëndërrojnë luftra dhe kriza, ndërkaq shoqëria është spektatore.

Ne sot kemi ardhur në ditën kur kriminelët na shesin moral të luftës, ndërsa luftëtarët vdesin urie.
– Kur deputetët e kriminalizuar e milionerë, marrin benifite e paga të majme, ndërsa më pas me lot krokodili vajtojnë për demokraci, d.m.th. luajnë me ndjenjat e popullit të ngratë.

– Kur idiotët e sahanlëpirësit qajnë çdoherë kur bosët e tyre janë të mërzitur, dhe vallëzojnë saherë në fytyrat e tyre shihen shenjat e një disponimi, që sjell fatkeqësinë e qytetarit të zakonshëm.

– Kur në skenën politike kanë arritur të dalin ujqërit e veshur me lëkurën e deles, të cilët me dhëmbë të qitur jashtë, “mrizojnë” të heshtur bashkë me to.
– Kur analfabetët me diploma të blera, na shesin dije, e dijetarët largohen me të madhe nga institucionet dhe nga vendi.
– Ne duhet te zhdukim çdo lloj besimi në të pashmangshmen dhe të pamundshmen, për të mos lëvizur pa pika reference, mandej edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme.

– po shihet qartë se po perëndon dielli për Hashim Thaçin, por shtrohet pyetja se cili koalicion apo cili krah politik, do të jetë në krye të shtetit, kur alternativa qeverisëse që ofron opozita, nuk është aspak bindëse për qytetarin./rajonipress/