Selmani: Kosova nuk është në krizë, por politikanët e saj
Viti – Situata në vendin tonë na bënë të kuptojmë se jemi në krizë Politike këtë që po shohim në Mediat tona na bënë të kuptojmë që Politikanët tanë nuk po mundë të zgjidhin shumë probleme si me Kosovën ashtu edhe me shtetin e Serbisë për situatën e krijuar në vendin tonë. Bllokimi i një institucioni kaq të rëndësishëm si Kuvendi na bënë të kuptojmë që Kosova do të ketë zgjedhje shumë shpejtë për tejkalimin e situatës që është krijuar në kuvendin e Republikës së Kosovës thotë Edon Selmani nga Partia e Drejtësisë në Viti.
Selmani thotë se kemi dhjetëra institucione të shtetit të Kosovës qe nuk janë fare në funksion dhe ende pritet qe pas zhbllokimit këto institucione të jenë funksionale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve. “Ne presim që disi deputetët tanë të mobilizohen dhe të bëjnë një marrëveshje mes vete për zhbllokimin e këtij kaosi në parlamentin e Kosovës, në anën tjetër kemi opozitën e cila bënë vetëm bllokime dhe jo ndonjë zgjidhje për tejkalimin e kësaj krize që e ka kapluar vendin tonë. Në situata të tilla nuk duket që Kosova është në krizë, por janë politikanët e Kosovës për shkak të pa përgjegjësisë që kanë ndaj popullit të vet” thotë Selmani.
Sipas tij ministrat dhe deputetët tanë këtë muaj po thuajse i kanë hallet e gajlet e veta dhe kanë harruar që kanë përgjegjësi për popullin e vetë sepse nga populli janë zgjedhë dhe për popullin e Kosovës duhet punuar. “Arrestimet e shumë deputetëve të opozitës që po bëhen nuk janë zgjidhje, por duhet ulur disi të gjithë deputetët dhe të bisedojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në Parlamentin e Kosovës sepse kështu nuk mund të ndërtohet një shtet i sigurt dhe demokratik. Jemi një vend që kemi qenë deri dje i shtypur nga serbët dhe vendi jonë duhet të shkoj me hapa të sigurt drejt bashkimit evropian dhe jo të bëhemi shembull i keq duke shkatërruar me duart tona vendin tonë që me shumë mundë e ndërtuam” tha Edon Selmani sekretar Administrativ i Partisë së Drejtësisë Dega në Viti./rajonipress/

