Fundamenti

Pastrohen varrezat ortodokse në Pozheran

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Varrezat ortodokse në fshatin Pozheran, kanë filluar sot të pastrohen përmes një aksioni që ka ndërmarrë komuna së bashku me bashkësitë fetare që veprojnë në komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në fillimin e punimeve për pastrimin e këtyre varrezave, u shpreh se kjo është një iniciativë e përbashkët me bashkësitë fetare, por edhe me këshillat e fshatrave. “Këtë aksion po e nisim këtu në Pozheran me pastrimin e varrezave ortodokse, për të vazhduar në të gjitha lokalitetet të pastrimit edhe në ato myslimane dhe katolike. Do të vazhdojmë ti ruajmë ato vlera që ne edhe duhet ti ruajmë si qytetar, si institucione, si bashkësi fetare. Ky është një shembull që duhet ndjekur të bashkëpunimit të institucioneve me klerit fetar, në realizimin e aksioneve dhe iniciativave të përbashkëta për interes të përgjithshëm”, tha Haliti.

Ndërsa Zvonko Kostiq, prijësi i kishës ortodokse në Viti, u shpreh falënderues ndaj institucioneve komunale, respektivisht të kryetarit Haliti për këtë iniciativë.

Ai tha se kjo është për tu përshëndetur sepse në këtë mënyrë po ruajmë traditat, po ruajmë bashkëjetesën dhe po i kontribuojmë tolerancës.

Uji Dea

Për kryetarin e bashkësisë islame në Viti Husamedin Hoxha, aksioni është shumë domethënës dhe ne do t`i përkrahim në vazhdimësi këto aksione për pastrimin e varrezave të gjitha konfesioneve, sepse ne të gjallët jemi edhe obligues që të kujdesemi për varrezat.

Kurse Don Albert Jakaj, famullitar i kishës katolike në Stubëll, tha se nn duhet ti nderojmë të parët tanë. “Pra, duke u kujdesur për të kaluarën, duke respektuar varrezat, pa marr parasysh cilit komunitet i takojnë, është një vlerë dhe edukatë qytetare”.

Edhe famullitari i kishës katolike të Letnicës Don Kristë Gjergji ka vlerësuar këtë iniciativë të kryetarit Haliti, i cili po bënë një punë të mirë në ruajtjen e bashkëpunimit të mirë të të gjithë komuniteteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.