Eko Higjiena

Haziri: Gjilani me donatorët nis projektet e mëdha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani në bashkëpunim me donatorët tashmë ka nisur vazhdimin e ndërtimit të bibliotekës së qytetit, sikurse edhe ndërtimin e shkollës së arteve dhe projektet në pastrimin e lumenjve.

Duke shprehur falënderim të madh për donatorët, të cilët i janë kthyer Gjilanit me investime, kreu i Gjilanit theksoi se shumë shpejt pritet të nisin edhe projektet e mëdha, siç është ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka”, “Mirusha”, ndërtimi i rrjetit kanalizimeve fekale dhe atmosferike, sikurse edhe hapja dhe ndërtimi i rrugëve të reja në qytet e fshatra, hyrje-daljet etj.

Në këtë takim, u vlerësuan lartë edhe organizimet e aktiviteteve në shënim të 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të cilat pati pjesëmarrje masive të qytetarëve.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, u vlerësua, poashtu, edhe ndarja e dekoratave në këtë 8-vjetor nga ana e presidentes Jahjaga me rekomadim të Shoqatës së Historianëve të Kosovës dhe me mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri për figurat e ndritura të Gjilanit: Zija Shemsiu, Xhavit Ahmeti, Jusuf Bahtjari dhe Halit Hasani.

Kryetari Haziri ka falënderuar presidenten Jahjaga për dekoratat e sivjetme dhe të vitit të kaluar në 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit për Hetem Hazirin, Ahmet Hazirin, Ymer Myqibabën, Bejtë Ali Pirevën dhe Shefki Desivojcën.

Përndryshe, në vitin e kaluar, pikërisht në 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit, presidenti shqiptar, Bujar Nishani, pati dekoruar me medalje Halim Oranën, Mulla Idriz Gjilanin, Esat Berishën, Hetem Hazirin,Ymer Myqybabën, dhe Rifat Baftjarin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.