Ilir Deda: Nëse ndodh ndonjë viktimë secili deputet ka përgjegjësi
Deputeti Ilir Deda i cili i vetëm po merr pjesë në seancë nga opozitarët ka thënë se Kosova është duke shkuar në rrugë të gabuar.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mendojnë mirë para se të ndodhë ndonjë më e keqe.
“Nëse ndodh ndonjë viktimë turpi do të bie mbi të gjithë ne, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Deda.
Ai u drejtua konkretisht zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi se po e përçan popullin.
“Edhe ti zëvendëskryeministër nuk mund të zgjedhës këtë situatë sepse je duke përçarë popullin me deklaratat e tuaja”, tha Deda.
Sipas tij kultura e mos komunikimit është kulturë primitive ndërsa nëse vazhdohet në këtë rrugë të gjithë kanë me i ra pishman për atë çka ka ndodhur.
Deda ka kërkuar edhe nga deputetët jo shqiptarë që mos të marrin anë brenda konfliktit brenda partive shqiptare./zeri/


