Fundamenti

Në Universitetin e Gjilanit, kanë qëndruar zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar udhëheqës të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës, Blerim Rexha, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Furtuna Mehmeti, U.D. Drejtor / Eksperte për Vlerësim dhe Akreditim, Elmi Kelmendi Zyrtar i Lartë Ligjor, Fisnik Gashi Zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim.

Ata fillimisht kanë zhvilluar takime me udhëheqjen e universitetit rektorin Bajram Kosumi, prorektoren për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili dhe Vaxhid Sadriu sekretar i përgjithshëm.

Gjatë takimit rektori Bajram Kosumi para zyrtarëve të AKA-së ka bërë një prezantim të përgjithshëm të Universitetit, veçanërisht të programeve, ku ndër tjerash ka folur për vizionin dhe planet e menaxhmentit për zhvillimin e UKZ-së, rreth stafit të rregullt akademik dhe cilësisë në mësim.

Uji Dea

Rektori Bajram Kosumi theksoi se viti 2016 është vit i konsolidimit të cilësisë në programet ekzistuese në UKZ, ndërsa në vitin 2017 do të zhvillohen edhe programe të reja në përputhje në kërkesat e tregut.

Më pas udhëheqësit e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës bashkë me rektorin dhe stafin tjetër përcjellës të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit me këtë rast janë njoftuar me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar programet e studimit, njëherësh kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofron ky institucion për mbarëvajtjen e procesit mësimor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.