Bajrush Ymeri ka një lajm të mirë për banorët e Pasjakut
Gjilan – Pas shumë e shumë takimeve që kemi mbajtur me përfaqësues të Komisionit Evropian, më në fund një lajmë i mirë për të gjithë banorët, nxënësit dhe arsimtarët e shkollës “Nushi dhe Tefiku” të fshatit Pasjak. Nga sot projekti i ndërtimit të shkollës mori një kahe të mbarë dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet rreth përfundimit të objektit dhe në shtatorin e këtij viti nxënësit të vijojnë mësimet në shkollën e re ka shkruar Bajrush Ymeri.
“Me këtë rast dëshirojë të falënderojë të gjithë prindërit, nxënësit dhe arsimtarët për durimin që e kanë pasur edhe pse kanë mësuar në një shkollë me kushte shumë të vështira. Po ashtu shfrytëzojë rastin që të falënderojë të gjithë ata donatorë të cilët muajt e fundit kontribuuan që me investimet e tyre të bëjnë disa riparime ne shkollë” ka thënë Ymeri./rajonipress/


