A duhet të anashkalojmë kafjallin?
Pa marrë parasysh se a hani qull dhe fruta apo vezë të ziera apo të pjekura, shpeshherë kafjalli është cilësuar si “shujta më e rëndësishme e ditës”. Por, tani, ekspertët janë duke e vënë në pikëpyetje nëse duhet fare të konsumojmë kafjallin – apo mos ndoshta do të jetë më e shëndetshme sikur ta anashkalojmë këtë shujtë. Studimet kanë treguar se ata që dalin pa ushqim në mëngjes gjatë gjithë ditës konsumojnë sasi më të vogël të kalorive, por se atyre u mungon energjia dhe mund të bëjnë më pak aktivitete fizike si rezultat i kësaj.
Studimi tjetër tregon se konsumimi i kafjallit e ndez tretjen dhe metabolizmin tuaj, si dhe ndihmon trupin në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Dr. James Betts, ligjërues te “Nutrition, Metabolism and Statistics”, në universitetin e Bath-it, dhe dr. Enhad Chowdhury, në të njëjtin universitet, kanë studiuar efektet e konsumimit apo të anashkalimit të kafjallit.
Në mesin e shekullit të kaluar, autorja e njohur, Adelle Davis, kishte këshilluar njerëzit që kafjallin ta hanë si mbret, drekën si princ e darkën si lypës.
Ekzaminimet e fundit tregojnë dhe sjellin në pikëpyetje këtë këshillë, nëse me të vërtetë duhet që kafjallin ta hamë si mbret, apo ta anashkalojmë të tërin.
(Kosova Sot)


