FIDANISHTJA

Koha e zvarranikëve po kalon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sadri Ramabaja – Nga kaçubat e Prapashticës, para ca viteve, përvjedhshëm, ka ikur dhe ka parakaluar në një lëmë të Prishtinës “breshka”, që prindërit e tij “gabimisht” e kishin pagëzua me emrin Isa.

Aftësia e tij për përshtatje në terren, qoftë ai edhe jashtë “lamave”, me theks të veçantë në institucionet politike, ia kalon cilitdo prej 300 llojeve të njohura të breshkave.

Nga koha kur filloi ngjitjet në shkallët e pushtetit (1982), qoftë si kolaborator, qoftë si marionetë, sado të mëdha të jenë sheshet, atij i duken si lamat e Prapashticës.

Ai nuk e ka idenë për AGORËN antike dhe rolin e saj në demokraci, aq sa nuk e njeh Parlamentin dhe Sovranin në demokracitë moderne.

Sivëllai i tij zvarranik, Hashim Th., i njohur me nofkën “gjarpri”, sot dukej edhe më i dëshpëruar. I mësuar të mbijetojë vetëm në saje të rrëmujës, duke ndërruar lëkurën sa herë ia kërkon nevoja, kjo marionetë e llojit të vetë, u dëshpërua keq tek po detyrohej ta shikonte popullin nga “tavani” i qeverisë, pa pasur mundësi të stisë farë alibie për t’ i treguar dhëmbët.

Shqisat e të prekurit, tek po shihte atë popull-det, sakaq iu lënduan dhe ai humbi të pamurit.

Eco Higjiena

Çdo gjë iu errësua. Edhe arsyeja. Në subdermis më nuk i mbeti as edhe një çik energjie.

Provokimi dhe fyerja e tyre në adresë të popullit në sheshet e Prishtinës, dëshmoi edhe një herë se si kryeministri edhe zëvendëskryeministri, tutje mbesin marioneta të bindura të atyre që duan gjak në Kosovë!

-“Ju pritëm, u shpreh “gjarpri”, jo me kafe, por nuk tregoi se bodrumet, garazhet, sallat e korridoret e Kuvendit ishin të stërmbushura me njësi speciale të veshura me antiplumb e me kallash gati për qitje!

– “Opozita iku me bisht nën shalë”, u shpreh H.TH. duke fyer mbi 100.000 qytetarë!

Kjo sjellje primitive e dy kryemarionetave (serbe e frënge) ishte më shumë se arrogancë primitive!

Logjika dhe racionaliteti në fjalorin e marionetave, në çfarëdo epoke, është inekzistente. Sidoqoftë, si Hashim Th. edhe sivëllai i tij, shpejt do ta kuptojnë se koha e zvarranikëve po kalon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.