Hidromorava

Rashiti: Gjendja alarmuese, qeverisja e Lutfi Hazirit ka bërë partneritet me krimin e organizuar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qeverisja komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri ka ndërtuar partneritet me krimin e organizuar urbanistik nga ndërtimet pa leje dhe financiar me tenderët milionësh në Gjilan. Ky partneritet është bërë kancer që po shkatërron jetën institucionale të komunës, po falimenton bizneset e Gjilanit, po plaçkitë buxhetin komunal nga taksat e qytetarëve, po i keqpërdorin donacionet ndërkombëtare që po i ofrohen qytetarit të Gjilanit, po i pengon dhe largon investitorët e huaj të ardhur për të investuar në Gjilan thotë Riad Rashiti.

Rashiti thotë se për gjendjen e rëndë dhe për veprimet joligjore të institucioneve komunale të Gjilanit po flasin raportet, vlerësimet dhe vendimet e shumë institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës, Organizatave Joqeveritare të cilat po e monitorojnë dhe e vlerësojnë punën e qeverisjes komunale, po flasin përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët Gjilanas, për këtë sistem totalisht të inkriminuar e të korruptuar dhe që është instaluar në qeverisjen komunale.

Agjensioni Kundër Korrupsionit përmes vendimit numër 01/604/16 të datës 15 shkurt 2016 dhe të vendimit tjetër numër 01/622/16 të datës 18 shkurt 2016, i ka anuluar edhe dy tenderë të tjerë komunës së Gjilanit, njërin për ndërtimin e çerdhes (institucionit parashkollor) në lagjen Dardania I (donacion nga fondet e USAID-it amerikan dhe me participim të komunës) dhe tjetrin tender për furnizim me 50 copë të IPAD-ave po ashtu të kërkuar nga prodhuesi amerikan. Ky është tenderi i gjashtë që AKK ia anulon komunës së Gjilanit për arsye të shkeljeve ligjore dhe parregullsive të konstatuara për diskriminim dhe favorizim që po u bëhen kompanive të caktuara.

Eco Higjiena

Sipas Rashitit këto veprime joligjore të institucioneve komunale dhe shpenzimi i pakontrolluar i parasë publike përmes dallavereve me tenderë të miliona eurove, po lejohet të ndodhë me dijeni të plotë të kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili po heshtë para kësaj dukurie të hajnisë. Dukuri e cila është ri-shfaqur në komunë me ardhjen e tij në pushtet, ku për këto dy vite rreth 30 tenderë joligjor në vlerë prej rreth 5 milion euro janë anuluar nga AKK, AP, KRPP dhe OSHP.

“Fakti që edhe vet kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi është konstatuar nga Auditori Gjeneral(AP) se ai personalisht me vendimin e tij joligjor e ka dëmtuar buxhetin komunal në vlerë mbi 160 mijë euro vetëm për një tender, është dëshmi se qeverisja komunale e Lutës është vë në shërbim të pasurimit të shpejtë dhe krijimit të milionerëve të rinj në Gjilan”.

Rashiti shton se Planifikimi vjetor i shpenzimit të buxhetit komunal është në mos përputhshmëri të plotë me aktivitetet e prokurimit në Gjilan. “Është absurde që për një projekt të planifikohet shuma 180 mijë euro, ndërsa tenderi jepet në vlerë prej mbi 1 milion e 130 mijë euro. E këtë e bënë vetëm komuna e Gjilanit, e cila ka filluar të rrit vlerat e tenderëve për 10 herë më shumë (jo 10% por 1,000%) se sa planifikohet dhe ndahet, kur buxheti miratohet në Kuvendin Komunal” thotë Riad Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.