FIDANISHTJA

Ngjyra e kuqe, e shëndetshme për zemrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mjedrat dhe fasulja e kuqe janë të pasura me kalium, i cili ul shtypjen e gjakut, e me këtë edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Shëndetin e zemrës gjatë gjithë vitit e ruajnë domatet dhe rrushi i kuq.

Domatet

Likopeni, përbërësi që domateve ua jep ngjyrën e kuqe, ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ka vërtetuar një studim në universitetin amerikan në Harvard. Zgjedhje e shkëlqyeshme janë domatet e freskëta, por shumë variant më e mirë janë domatet e ziera, sepse më lehtë e absorbojnë likopenin. Po ashtu, rreth 25 mg likopen në ditë ulin kolesterolin për 10 për qind, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Panxhari

Panxhari dhe lëngu nga panxhari përmbajnë nitrate, të cilat relaksojnë enët e gjakut dhe ulin shtypjen e gjakut. Me këtë ulet rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe infarktit. Pos kësaj, është pasur me pigmentet betalainë dhe betainë, të cilët ulin nivelin e homocisteinës, substancë kjo e cila shton rrezikun nga sulmet në zemër.

Mjedrat

UBT

Kjo pemë ndikon mirë në shëndetin e zemrës. Studimi ku kishin marrë pjesë 94.000 femra, ka vërtetuar se femrat që kanë konsumuar mjedra tri herë në javë për 30 për qind ishin më pak të rrezikuara nga sulmi në zemër. Mjedrat janë të pasura me kalium, që ul shtypjen e gjakut dhe me vetë këtë fakt ulet edhe rreziku për sëmundje të zemrës.

Fasulja e kuqe

Ngjashëm sikurse edhe mjedrat, fasulja e kuqe është e pasur me kalium, i cili ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet të shumta kanë vërtetuar se si ushqimi i pasur me fasule në masë të madhe ul rrezikun e sëmundjeve së zemrës.

Rrushi i kuq

Rrushi i kuq është i pasur me antioksidues dhe substancën resveratrol, të cilët ruajnë enët e gjakut dhe ulin shtypje e gjakut dhe kolesterolin. Studimet kanë vërtetuar se femrat, të cilat rregullisht kanë konsumuar rrush të kuq, ishin më pak të rrezikuara nga sëmundjet që mund të shkaktohen nga kolesteroli i dëmshëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.