Fundamenti

Gjilani merr zotimin nga qeveria zvicerane për investime shtesë prej 2 milionë euro‏

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në një takim pune përfaqësuesit e zyrës zvicerane dhe të UNDP-së në Kosovë, me të cilët kanë folur lidhur me angazhimet konkrete që Komuna është duke i bërë në planin e integritetit, si dhe informatën për investime shtesë nga qeveria zvicerane prej rreth 2 milionë euro, që kanë të bëjnë kryesisht me investime në fushën e ujërave, zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Me këtë rast nënkryetari, Kadriu, ka thënë se angazhimi i Komunës së Gjilanit është shumë i madh në përmirësimin e jetës dhe shërbimeve për qytetarët, duke potencuar edhe planin për integritet, i cili qartëson dhe ka në vete edhe nevojën e madhe të përfshirjes së qytetarëve, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve të tjerë në këtë plan dhe zbatimin e tij.

“Plani për Integritet është një material i qartë se çka duhet të bëhet saktësisht në fushën e bashkëpunimit me qytetarë si dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj tyre. Falë angazhimit maksimal të kryetarit Haziri dhe përkushtimit të vazhdueshëm të tij, ne sot kemi një plan për integritet të cilin e kemi hartuar bashkërisht edhe me akter të tjerë nga niveli lokal dhe UNDP si partner në këtë përpilim. Konform këtij plani ne jemi duke punuar që shërbimet për qytetarë, por edhe investimet nga donatorët të kenë një mbështetje dhe udhëzim të qartë për nevojat e Komunës në fusha të ndryshme. Kjo ka qëllim informimin e qytetarëve për të gjitha ndodhitë nëpër drejtori dhe në përgjithësi në Komunë, hapje të prokurimit publik, përmirësimin e shërbimeve komunale ndaj qytetarëve, por edhe angazhimin konkret që të kemi vendimmarrje bashkë me qytetarët”, tha në fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

Ai ka informuar delegacionin edhe për vendimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për eliminim të korrupsionit apo rasteve të keqpërdorimit, që parasheh shpërblim në para të gatshme nga 500 deri në 2 mijë euro, për të gjithë ata që lajmërojnë rastin e korrupsionit ndaj zyrtarëve komunal.

Eco Higjiena

Ndërsa nga ana e tij, Patrick Etienne, drejtor i SDC-së në Kosovë, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për angazhimin dhe përgatitjen e këtij plani për integritet, duke paralajmëruar se agjensionet e ndryshme ndërkombëtare, investimet dhe bashkëpunimin e tyre do ta bëjnë, vetëm me Komunat që kanë një plan të tillë.

“Çdo vit në Kosovë ndahen nga 25 milionë euro, për investime, zhvillim ekonomik dhe punësim, sikur që edhe këtë vit për Gjilanin si komunë janë të destinuara rreth 2 milionë euro. Sot problem për qytetarët dhe për donatorët në përgjithësi mbetet përfolja e madhe për korrupsionin, për çka ende nuk është duke u bërë një punë e vendosur që ky fenomen negative të adresohet në organet e drejtësisë. Plani i integritetit është hap i madh dhe i mençur nga Komuna e Gjilanit. Agjensione të ndryshme ndërkombëtare, të cilat ndajnë fonde për Kosovën, do të bashkëpunojnë vetëm me komunat të cilat tashmë kanë plan të qartë për integritet”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Drejtorët, ai i Arsimit dhe i Administratës së Përgjithshme, kanë informuar delegacionin lidhur me punët që janë bërë e që bëhen vazhdimisht në përmirësimin e shërbimeve si në efiqiencë të shërbimeve, digjitalizim të tyre, hapje të institucioneve ndaj qytetarëve, por edhe aspekte të tjera e të shumta që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve dhe bashkëpunimin e hapur me qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.