Fundamenti

Tjetër gol nga Mehmedi në Bundesliga

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Admir Mehmedi shënoi ndaj Ingolstadit në humbjen 1:2, derisa ky ishte goli i katërt për sulmuesin shqiptar në Bundesliga.

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi vazhdon të shënojë gola për skuadrën e tij, Bayer Leverkusen, shkruan albinfo.ch.

Mehmedi ka shënuar golin e barazimit 1:1 të skuadrës së tij ndaj Ingolstadin, skuadër ku paraqitet mbrojtësi i djathtë, Florent Hadërgjonaj.

Goli i Mehmedit erdhi në minutën e 63-të nga afërsia, pasi më parë u shërbye nga Julian Brandt. Ky është goli i katërt i Mehmedit në këtë sezon të Bundesligas. Skuadra e tij pësoi 2:1, por Mehmedi edhe një herë dëshmoi vlerat e tij prej një sulmuesi të madh.

UBT

Mehmedi është edhe anëtar i Përfaqësuesen zvicerane dhe njëri nga sulmuesit kryesor të helvetikëve.

Tjetër gol nga Mehmedi në Bundesliga