Fundamenti

Haziri: Ky është një përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve tanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit po e shënon sot 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Fillimisht, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet, ndërkaq ka vlerësuar se ky 8-vjetor është përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të Gjilanit e Kosovës.

“Uroj që festa e 8-vjetorit të shpalljes së Republikës të jetë festë për të gjithë qytetarët. Secili në mënyrën e tij le të festojë. Mbi të gjitha, festën e meritojnë njerëzit, të cilët, kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë shumë për Kosovën. Ky 8-vjetor është përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të Gjilanit dhe Kosovës. Besoj shumë që Republika jonë shumë shpejt do t’i arrij objektivat e saj madhore që të jetë e integruar plotësisht në BE dhe NATO”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Haziri ka uruar që protesta e paralajmëruar për sot të mos e lëndoj Republikën.
“Meqë janë paralajmëruar edhe protesta paqësore sot, uroj që Republika të mos lëndohet. Përkundrazi, t’i shtohet madhështia festës dhe të çojmë mesazh tek të gjithë qytetarët e Republikës që politikanët janë të përgjegjshëm”, ka porositur i pari i gjilanasve.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit ka vazhduar me aktivitete të tjera festive, siç është koncerti për fëmijë, për të kulmuar në mbrëmje me performancën e grupeve gjilanase në koncertin e muzikës rock, i cili, pritet të zgjas deri në orët e vona./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.