Sinani me të rinjtë e PDK-së: 17 shkurti është ditë që festohet e nuk protestohet
Kamenicë – Begzad Sinani kryetar i komunës së Kamenicës ka dalur në përkrahje të të rinjve të PDK-së me moton “17 shkurti është ditë që festohet e nuk protestohet”.
Sinani ka thënë se kanë shumë arsye që në këtë përvjetor të festohet. “17 shkurti është datë historike e shqiptarëve dhe me shumë kënaqësi kam përkrahur aktivitetin e të rinjve të PDK-së. Ky apel që të festohet e mos të protestohet është në zemrat e shumë shqiptarëve, andaj Urime 8 vjetori i shtetësisë së Republikës së Kosovës” ka shkruar Sinani./rajonipress/


