Fundamenti

QKMF në Gjilan emërtohet me emrin e Doktor Nagip Rexhepit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të propozuar nga doktorët e Gjilanit dhe në mbështetje të Kuvendit të Komunës, sot në vigjilie të tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë emërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, me emrin e Dr. Nagip Rexhepi, i cili ka dhënë kontributin e madh në fushën e mjekësisë duke bërë punë profesionale në institucione të ndryshme shëndetësore nëpër Kosovë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se institucionit të shëndetësisë primare i bënë nderë të madh emri i doktor Nagipit.

“QKMF-së i bënë nderë të madh emir i doktor Nagipit. Ishte njeriu që ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në sektorin e shëndetësisë. Humanizmi, përkushtimi dhe gatishmëria e tij për të shpëtuar jetë janë elementet të cilat atë e bënë njeri me vlera të larta, ndërsa ne të gjallëve krenar që kishim nga ky qytet një njeri të tillë. Emri i doktor Nagipit do të mbetet sinonim i elementeve të fuqishme pozitive për Gjilanin, si doktor, mikë, baba dhe djalë me virtyte të larta. Ishte ai, i cili ka punuar edhe për pacientet e Prishtinës, Ferizajit, Vitisë, Gjilanit dhe për të gjithë ata që kishin nevojë për dorën dhe ndihmën e tij”, ka thënë ndër të tjerash në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit.

Ministri i Shëndetësisë, në qeverinë e Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, në fjalën e tij ka vlerësuar lartë kontributin e doktorit të madh siç ishte Nagip Rexhepi.

Mobi Casa

“Me këtë angazhim dhe përkushtim të institucioneve të Komunës së Gjilanit, që në ballë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të qëndroj emir i doktor Nagipit, tregon për kulturën që ka ky qytet në respektimin e njerëzve dhe rrugë e mirë e përkushtimit ndaj vlerave në përgjithësi. Kolegët e mi, në fushën e shëndetësisë, janë të nderuar, ndërsa ky institucion është i nderuar që mbanë emrin e doktorit të madh. Vetë përkrahja politike, dëshmon se Gjilani, din ti respektoj njerëzit si doktori”, ka thënë ndër të tjerash ministri Rrahmani.

Në emër të familjes ka folur edhe vëllau i tij Fatmir Rexhepi, i cili ka thënë se për aq sa do të jetë betimi i hipokratit, aq do të zgjasë edhe emri i doktor Nagipit, në këtë institucion, përmes tij dhe gjithë shëndetësisë. Është moment shumë i mirë që në këtë ceremoni, po kujtohet doktori. Ne si familje falënderojmë të gjitha institucionet komunale që bënë të mundur këtë.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka thënë se kjo ishte kërkesë e stafit si në QKMF poashtu edhe gjithë mjekëve në sektorin primar dhe sekondar, andaj sipas tij ky është momenti i duhur që në qendër të Gjilanit, pikërisht në QKMF në vigjilje të tetë vjetorit të pavarësisë të kemi këtë ceremoni në emërtimin me emrin e doktor Nagipit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.