Mobi Casa

Seancë të premten, reagon opozita!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbajtja e seancës solemne për tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të mbahet pa prezencën e deputetëve të opozitës kosovare.

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci dhe shefi i Grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e pozitës në seancën e nesërme.

Ata këto komente i kanë bërë sot pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Aida Dërguti, ka theksuar se mbajtja e seancës së nesërme e ka cilësuar si provokim, përderisa nuk është arritur marrëveshje politike në mes pozitës dhe opozitës.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se me datën 17 do të jenë në shesh së bashku me qytetarët e Kosovës për të protestuar kundër Asociacionit, Demarkacionit me Malin e Zi, korrupsionit dhe brengave tjera të qytetarëve të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.