Keqbërësit tentojnë të plaçkitin arkën e komunës
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka njoftuar publikun se mbrëmë gjatë kohës së erërave të forta, persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në Qendrën për Shërbime me qytetarë duke e dëmtuar një dritare nga ana e pasme e objektit të komunës.
Ata janë hetuar nga roja e objektit, i cili i ka njoftuar policinë. Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe po kryen hetimet.
Besohet se qëllim i keqbërësve ka qenë arka e komunës. Në bazë të gjendjes së parë, asgjë nuk është vjedhur pos që ka pas dëmtime të vogla të dyerve dhe inventarit thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të Komunës së Kamenicës./rajonipress/


