ARKATANA

Për disa orë intervistohet menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas burimeve nga Prokuroria Themelore sektori për krime ekonomike dhe korrupsion, të hënën për 5 orë është marr në pyetje u.d i drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit Besim Guda me dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare. Bashkë me të në pyetje është marrë edhe Hazir Haziri dhe shefi i prokurimit.

Bashkë me u.d. së drejtorit është marr në pyetje edhe Hazir Haziri shef administrativ (sekretar) në të njëjtin spital, dhe me të njëjtin dyshim për shpërdorim detyre, dhe Shefi i prokurimit pranë këtij spitali për të njëjtin dyshim, raporton rajonipress.

Hetimet ndaj zyrtarëve të përmendur kanë filluar para disa dite, dhe tani janë në përfundim të tyre dhe sipas burimeve nga Prokuroria shpejt pritet të ngritët kallëzim penal për këta zyrtar të lart, me dyshim për shpërdorim detyre zyrtare duke mos u përjashtuar as mundësia e arrestimeve për këto dyshime.

United Hospital

Të njëjtat burime konfirmohen edhe nga Prokuroria Themelore departamenti për krime të rënda në Gjilan, të cilët argumentojnë inervistimin e të dyshuarve zyrtar të lartë nga ky Spital për dyshimet e ngritura për shpërdorim detyre zyrtare, edhe atë për ma shumë se (5) orë në Policinë e Kosovës, por nuk konfirmojnë e as nuk mohojnë eventualisht edhe për arrestime që do të pasojnë.

Gjithashtu konfirmohet se sipas të gjitha gjasave do ketë kallëzime penale për zyrtarët pranë këtij Spitali./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.