UBT

Mehmeti: LDK duhet ta prishë sa më parë koalicionin me AAK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – LDK veç është vonuar në zgjidhjen e kësaj çështje, Koalicioni me AAK duhet që sa më parë të prishet sepse tashmë nuk është as në interes të AAK-së sepse është krijuar situata e re politike që duhet doemos të reflektoj për të krijuar një momentum të ri politik në Gjilan, e ky momentum nënkupton qeverisje qytetare e jo qeverisje mikste-qytetare-anarkiste dhe antiamerikane që më së shumti ju bënë dëm qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe zbehë në masë të madhe qeverisjen në Gjilan thotë Arben Mehmeti i LDK-së.

Kohëve të fundit janë shtuar zëra të shumtë që janë deklaruar kundër vazhdimit të koalicionit LDK – AAK në Gjilan. Ka shumë aktivist që hapur shprehen kundër këtij koalicioni, por që më të zëshmit dhe që kanë ndikim në degën e LDK-së në Gjilan janë Arben Mehmeti dhe Arbër Ismajli, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Arben Mehmeti thotë se nuk është mirë të tolerohet nga Kryetari Haziri që vartësit e tij më 17 Shkurtë festën e shtetit të Kosovës të sulmojnë pikërisht shtetin për të cilin shumë gjenerata janë sakrifikuar. “Përfundimisht duhet të stopohen këta zyrtarë që me petkun institucional të komunës së Gjilanit të sulmojnë institucionet dhe të keqpërdorin mandatin e LDK-së që ju ka dhënë me bashkëqeverise komunën. Tashmë ka filluar të ketë lëvizje dhe rezistencë të aktivistëve të LDK-së që nuk durojnë që mandati qytetar i LDK-së të nëpërkëmbet. Pra tashmë është edhe rrezik qytetar vazhdimi i këtij koalicioni andaj edhe duhet të prishet” mendon Mehmeti.

Mehmeti thotë se nëse vazhdohet edhe më tutje atëherë kryetari Haziri duhet që nga një vend të ja sigurojë në kryesi të LDK-së nënkryetarit të komunës dhe dy drejtorëve komunal sepse vetëm në këtë formë arsyetohet vazhdimi i kësaj qeverisje. “Pra momentumi aktual politik i dëmton dy subjektet politike edhe atë rëndë” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.