UBT

Ymeri: Mustafa e rihapi llogarinë në Facebook për të vjellë vrer ndaj opozitës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri Isa Mustafa e ka rihapur llogarinë e tij në Facebook vetëm për të vjellë vrer ndaj opozitës.
Këto komente Ymeri i bëri në një postim në Facebook ka shkruar më tej se sot SHIK-u i shkruan fjalimet e Mustafës, madje ia shkruan edhe statuset në Facebook.

Lexoni postimin e plotë të Ymerit:

Isa Mustafa si duket e çeli llogarinë e tij në facebook vetëm për të vjellë vrer ndaj opozitës.

Kryeministrit impotent ndaj Serbisë dhe diktator ndaj popullit të vet nuk i mjafton përdorimi i dhunës ekstreme policore kundër protestuesve dhe opozitës, që kulmoi në një skandal të paprecedent, siç ishte thyerja e zyrës së subjektit më të madh opozitar, me njësite speciale të armatosura rëndë. Ai që i dërgoi policët e armatosur të shtypnin një subjekt që kurrë nuk ka prekur armë gjatë aktivitetit të vet politik, është njeriu më i interesuar për thellimin e konfliktit në vend. Këtë e tregojnë edhe fjalët e tij.

FIDANISHTJA

Isa Mustafa i cili bashkë me partinë e vet ka qejf të vetëquhet institucionalist dhe opozitën ta quajë anarkiste, në fakt është shkelësi më i madh i ligjit në Kosovë. Ai ka nënshkruar me vetëdije të plotë një marrëveshje që bie në kundërshtim me Kushtetutën, jo një herë por 23 herë. Kudo në botën demokratike një gjest i tillë do të dënohej me burg. Ndërsa Isa Mustafa sillet si autokrat, dhe nuk jep as dorëheqjen. Çfarë institucionalisti mund të jetë ai që shkel kushtetutën e tij dhe nuk i bëhet vonë për këtë gjë?

Isa Mustafa ka qejf të flasë dhe për antikorrupsion e për drejtësi. A ju kujtohet se si akuzonte dikur SHIK-un për kapje shteti e për vrasje politike. E sot SHIK-u i shkruan fjalimet e Mustafës, madje ia shkruan edhe statuset në facebook.

E kur Isa Mustafa thotë se ne nuk e respektojmë policinë, ai nuk guxon t’i përmendë se si i kanë pushuar këto ditë nga puna policët vetëm pse kanë gjobitur një ministër. As nuk guxon të përmendë policët e burgosur pse kanë arrestuar kriminelë serbë. As nuk guxon të përmendë se si familjarët e shokëve të Isës i rrahin policët me shpulla e nuk i gjen asgjë. Ky është respekti i Isës dhe shokëve të tij qeveritarë për policinë e Kosovës?!

Ne do të bëhemi vend me demokraci e drejtësi, me sovranitet e zhvillim. Isa, Hashimi e Kadriu e duan këtë vend të jetë autoritar, ku qeveritarët preferojnë të shkatërrojnë gjithçka por pushtetin nuk e lëshojnë kurrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.