Uji Dea

Zyrtare: FIFA e dënon Etrit Berishën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha dënohet me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s Portieri i Kombëtares kuqezi ka marrë këtë pezullim për shkak të goditjes me kokë që i dha sulmuesit të Izraelit, Zahavit në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë zhvilluan në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë që edhe FSHF është dënuar me 10 mijë franga për sjellje të gabuar të tifozëve shqiptarë në sfidën ndaj Izraelit.

“Federata Shqiptare e Futbollit është sot njohur me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.

Eco Higjiena

Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së në internet.